Tronditet kombëtarja U-21, dëmtohen tre titullarë. Thirren me urgjencë Lushkja dhe Zeka

Panorama Sport | Gazeta me e madhe sportive ne vend

Postuar: Qershor 2, 2017 | 19:40

Tronditet kombëtarja U-21, dëmtohen tre titullarë. Thirren me urgjencë Lushkja dhe Zeka

Kombëtarja U-21 e drejtuar nga Alban Bushi është tronditur sot nga dëmtimi i tre futbollistëve mjaft të rëndësishëm. Qazim Laçi, Emanuele Ndoji dhe Leonardo Maloku me shumë mundësi do të ishin titullarë në formacionin e U-21 për ndeshjet ndaj Francës dhe Estonisë.

Kombetarja e shpresave U-21

Për të zëvendësuar këto mungesa, trajneri Bushi ka thirrur me urgjencë Regi Lushkjan dhe Agim Zekën. Mesfushori i Laçit dhe sulmuesi i Lilës do t’i bashkohen sa më shpejt stërvitjes së Shpresave.

Regi Lushkja

Regi Lushkja

Grumbullimi i Lushkjas mund të jetë edhe i nxitur nga reagimi i ish-futbollistit Bekim Kuli, i cili ditën e djeshme pas publikimit të listës i kërkoi llogari Federatës për lënien jashtë të 21-vjeçarit që ka qënë një titullar i padiskutueshëm i Laçit gjatë këtij sezoni.

ZEKA agim





www.minuta90.com