Trofeun e fitoi Reali, por Juventusi është skuadra që arkëtoi më shumë fitime nga Champions-i

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 9, 2017 | 11:28

Trofeun e fitoi Reali, por Juventusi është skuadra që arkëtoi më shumë fitime nga Champions-i

Pa dyshim që do të kishin preferuar më pak parà dhe të rikthenin trofeun e Champions-it, i cili mungon prej 21 vitesh në Torino, por gjithsesi kampionët e Italisë duhet të ngushëllohen me milionat që ka sjellë pjesëmarrja e tyre në turneun europian. UEFA ka zbardhur dje shifrat zyrtare të milionave që ajo ka shpërndarë, si rrjedhojë e udhëtimit që çdo skuadër bëri në sezonin e sapombyllur në këtë kompeticion.

festa scudetto per la juventus campione d'italia campionato di c

Dhe shifrat tregojnë se është Juventusi skuadra që ka arkëtuar më shumë se kushdo tjetër, pavarësisht se në finale humbi përballë Realit të Madridit. Në arkat e klubit të drejtuar nga Andrea Anjeli kanë hyrë 109 milionë euro, vetëm si premio nga UEFA, një mal me parà ky, që pa dyshim do të dijë të investohet bindshëm nga drejtuesit italianë.

Kjo shifër është gati 45 milionë euro më e lartë sesa përfitimi i një viti më parë, kur ata ndaleshin në çerekfinale, por mbi të gjitha është 28 milionë euro më e madhe sesa Reali i Madridit që ngriti trofeun. Më shumë sesa rezultatet në fazën e grupeve, diferencën mes dy finalisteve në arkëtime e ka bërë “market-pool”-i i famshëm i UEFA-s, që korrespondon me faktin e parave për të drejtat televizive dhe sponsorëve, por kjo vetëm sepse Italia u përfaqësua me dy skuadra (Juve dhe Napoli) dhe afro 65 për qind e bonusit prej 110 milionë eurosh që vë në dispozicion qeveria europiane e futbollit për vendet pjesëmarrëse u shkoi bardhezinjve (35 për qind Napolit, pasi u eliminua shumë më shpejt dhe pikërisht nga Reali).

fitimet

Për më shumë, UEFA ka konstatuar gjithashtu se Juventusi është edhe skuadra që ka fitojë më shumë miliona në arkat e saj, në pesë vitet e fundit të kompeticionit, falë pjesëmarrjes. Shifra është plot 383 milionë euro, të ndjekur pikërisht nga Reali i Madridit me 319 milionë dhe PSG-ja me 282 milionë.

JETON STAMOLLA

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"