Triumfi në Kupë, flet trajneri Shkëmbi: Rezultati ishte OK, Teuta lufton në dy fronte

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 19, 2019 | 15:00

Triumfi në Kupë, flet trajneri Shkëmbi: Rezultati ishte OK, Teuta lufton në dy fronte

Teuta do të luftojë në dy fronte këtë sezon. Veç kampionatit kanë pretendime edhe në Kupë, ndaj edhe Bledi Shkëmbi ka mbetur i kënaqur me fitoren e arritur.

bledi shkembi

“Nuk mund të them se kemi luajtur me rezervat, por me lojtarë që duam t’u japim minuta, siç janë ata që vijnë nga dëmtimi. Sigurisht që u dhamë mundësinë edhe të rinjve, pasi pres që të përshtaten me ekipin e parë. Në fakt, nuk është se jam shumë i kënaqur nga loja, por rezultati është OK. Ai na favorizon për takimin e ardhshëm. Objektivat? Synimet tona nisin aty ku e kemi lënë vjet, të kapim një nga tri vendet e para. Për sa i përket pretendimit për titull, është akoma shpejt të flasim, por nuk mund ta fsheh se e kemi një dëshirë të tillë. Gjithashtu, ekipi ynë ka pretendime edhe në Kupë, do të mundohemi t’ia bëjmë hyzmetin deri në fund”, tha fillimisht korçari.

Më tej trajneri u ndal edhe te ndeshja me Skënderbeun: “Ne luajmë kundër një emri që ka bërë shumë histori vitet e fundit. Një ekip që mbase nuk po kalon një moment të mirë, por që në përbërje ka lojtarë shumë të mirë. Ne patjetër që duhet të jemi në 100% tonë, për të marrë një rezultat pozitiv”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"