Triumfi ndaj Tërbunit në Kupë, trajneri Daja falënderon pukjanët dhe paralajmëron Vllazninë: Do jemi gati!

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 22, 2021 | 18:53

Triumfi ndaj Tërbunit në Kupë, trajneri Daja falënderon pukjanët dhe paralajmëron Vllazninë: Do jemi gati!

Partizani arriti të triumfonte me rezultatin 0-3, në sfidën e parë të vlefshme për Kupën e Shqipërisë ndaj Tërbunit në Pukë. Trajneri i të kuqve, Ilir Daja, foli pas këtij takimi,  teksa një një prononcim për “Panorama Sport”, vlerësoi maksimalisht kushtet e mira dhe mikpritjen në qytetin e Pukës.

Daja

“E para që dua të theksoj janë kushtet e mira dhe mikpritja në qytetin e Pukës. Edhe ambienti në tribunë edhe fusha, çdo gjë ishte në nivelin maksimal të mikpritjes. Ne e kishim vlerësuar këtë përballje sepse kemi nevojë të konsolidohemi. Përballë kishim një ekip me djem të rinj të Tërbunit. Edhe ata në disa fragmente të lojës u shprehën mirë. Në ndeshjen e kthimit do të fokusohemi tek lojtarët që janë aktivizuar më pak. I uroj Tërbunit një sezon sa më të mirë të jetë e mundur.

Partizani fitorja

Dueli ndaj Vllaznisë? Çdo ndeshje është e vështirë, është ndeshja e radhës, do jemi të gatshëm. Edhe ndeshjen e fundit në Korçë, kemi bërë goxha mirë përveç rezultatit. Shpresojmë që kësaj radhe fati të jetë me ne”, u shpreh Daja.

PANORAMSPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"