Triumfi ndaj Irlandës së Veriut, trajneri i Kosovës: Jemi në vështirësi para Greqisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 9, 2022 | 23:42

Triumfi ndaj Irlandës së Veriut, trajneri i Kosovës: Jemi në vështirësi para Greqisë

Kosova arriti të kundërpërgjigjej mëse miri pas humbjes ndaj Greqisë, teksa mposhti Irlandën e Veriut me rezultatin 3-2 në sfidën e vlefshme për Ligën e Konferencës.

auto_giresse1648231684

Në përfundim të duelit, trajneri i “Dardanëve”, Alen Zhires foli me superlativa për këtë sukses të Kosovës, teksa ndër të tjera deklaroi:

“E rëndësishme është fitorja. Gjatë lojës ka situata të tilla kur gjendemi në momente të vështira, apo situata të paparashikuara. Por e rëndësishme është fitorja.

E sigurt është që gjendemi në situatë të vështirë para Greqisë. Përballemi me mungesa, sidomos me këta kartonë që i morëm sonte dhe nuk do të jetë lehtë. Kemi probleme të reja me të cilat duhet të ballafaqohemi, duke pasur parasysh edhe lëndimet. Do të jenë probleme shtesë.

Për sa i përket ndeshjes sot do të veçoja Rrudhanin që ka luajtur lojën e parë për Kosovën. Për më tepër nuk ka luajtur në pozitën e tij dhe është paraqitur shumë mire.

Reagimi i treshes së mesfushës ishte i duhur, ai që prisnim. Dresevic dhe Muslija sollën freski në mesfushën tonë, jemi të kënaqur”, u shpreh trajneri Zhires.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"