Trembet Tirana para ndeshjes me Kastriotin, sulmuesi lë në mes stërvitjen

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 15, 2021 | 8:43

Trembet Tirana para ndeshjes me Kastriotin, sulmuesi lë në mes stërvitjen

Ernest Muçi tremb Tiranën para ndeshjes me Kastriotin. Nuk ka të bëjë me një largim të shpejtë, por me gjendjen fizike të 19- vjecarit. Dje, në seancën përgatitore në vigjilje të sfidës me Kastriotin, Ernest Muçi ka ndierë dhimbje në këmbë. Në gjysmën e dytë të stërvitjes, kur trajneri Dede ndau organikën në dy ekipe, Muçi la lojën përgjysmë duke mos vazhduar më tej. Lajme të mira për dyshen Çelhaka-Kale, të cilët gradualisht po shtojnë ngarkesën dhe minutazhin që stërviten me të gjithë pjesën tjetër të ekipit.
muci
ERNEST MUÇI
Një lajm jo pak shqetësues për Tiranën. Ernest Muçi ka bërë vetëm pjesën e nxehmjes dje me Tiranën dhe më pas ka dalë nga fusha. Sulmuesi ka ndierë dhimbje në këmbë, të akumuluara nga ditë të mëparshme dhe sapo ka nisur pjesa taktike e lojës me dy skuadra, ai ka dalë jashtë. Në bashkëpunim edhe me stafin mjekësor, trajneri Dede ka aprovuar largimin e tij, pa dashur që të ketë një rrezik të shtuar për djaloshin e artë të kryeqytetasve. Sot, në stërvitjen e fundit para ndeshjes me Kastriotin, Muçi do të testohet edhe një herë për të parë nëse do të ketë qenë vetëm një dhimbje e ndjerë në moment dhe kalimtare apo mund të rrezikojë të jetë edhe më e rëndë. Në kampion kryeqytetas janë optimistë, se sulmuesi do të jetë i gatshëm këtë fundjavë.

OLSI TUJANI – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"