Tre lojtarë titullarë mungojnë për ndeshjen me Vllazninë, por Skënderbeut i rikthehet një mesfushor për shkodranët

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 7, 2020 | 13:45

Tre lojtarë titullarë mungojnë për ndeshjen me Vllazninë, por Skënderbeut i rikthehet një mesfushor për shkodranët

Skënderbeu do të vuajë mungesën e tre lojtarëve të projektuar si titullarë në ndeshjen e së dielës ndaj Vllaznisë, që do të luhet në orën 16:45 në Korçë.

shqiprim taipi

Për shkaqe dëmtimesh nuk do të jenë të gatshëm mbrojtësit kosovarë Drin Govori dhe Mërgim Shala, e gjithashtu mesfushori ganez, Randi Damufur.

Ndërkohë, rikthim i rëndësishëm është mesfushori Shqiprim Taipi, i cili ka shlyer pezullimin. Edhe lojtari nga Hong Kongu, Remi Dujardin, thuajse e ka kaluar dëmtimin.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"