“Tre gola janë shumë për një skuadër si ne”, Ramadani pas humbjes: I’u kërkojmë falje tifozëve, por morëm mësim

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 22, 2024 | 23:06

“Tre gola janë shumë për një skuadër si ne”, Ramadani pas humbjes: I’u kërkojmë falje tifozëve, por morëm mësim

Mesfushori i Kombëtares kuqezi, Ylber Ramadani ka reaguar pas humbjes në miqësoren me Kilin. Ai u shpreh se kanë nxjerrë mësime dhe se ju kërkojnë falje tifozëve për këtë rezultat.

gfdhg

“Normalisht 3 gola janë shumë, por ne do të punojmë dhe të vazhdojmë që të mos marrim kaq shumë gola se janë shumë për një skuadër si ne. Në nxorrëm mësime për të ardhmen pasi Kili është një skuadër me nivel tyë lartë edhe në Europian janë kështu. Tifozët kanë të drejtë se na suportojnë dhe duhet ti shpërblejmë me lojë dhe rezultat të mirë. Goli i parë erdhi shumë shpejt dhe pastaj 15 minutat e para ishim me frikë, goli i dytë e mbylli ndeshjen. Nxorrëm shumë mësime se të humbësh 3-0 është një rezultat jo i favorshëm dhe i kërkojmë falje tifozëve. Jam gjithmonë që mbaj balancën por arbitri më ndëshkoi shpejt dhe më bëri që të dal shpejt nga loja dhe trajneri më tha që mos të rrezikoj që të ndëshkohem me karton të kuq”, tha ai për “Klan TV”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"