Fagu planifikon një 3-5-2 për Tiranën, Najdovski rebusi i zakonshëm para derbit me Partizanin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 28, 2024 | 10:01

Fagu planifikon një 3-5-2 për Tiranën, Najdovski rebusi i zakonshëm para derbit me Partizanin

Filip Najdovski trazon Ti ranën para derbit. Edhe pse dje ishte i pranishëm në stërvitje dhe mori bluzën e bardhë, por më pas u largua nga skuadra. Burime në skuadër bëjnë me dije se stafi teknik nuk e rrezikoi lojtarin, pasi kishte një shqetësim të vogël fizik. Gjithsesi, tej të tjerave, Najdovski mbetet i pakënaqur nga lënia në stol. Mbetet për t’u parë se cila është situata. Edhe Latifi ishte me ekipin e rezervave, por futbollisti ka kaluar një shqetësim, ndonëse luajti ndaj Kukësit.

najdovski

TITULLARËT – Me mungesën e Filip Najdovskit, të paktën në dukje si dhe të Liridon Latifit që ishte me ekipin e rezervave, Erbim Fagu do të luajë me një skuadër që rreshton tre mbrojtës. Në portë nis Kozi, por dje është parë që edhe Selmani është në top-formë. Në mbrojtje treshja Lulaj-Hoxhallari dhe Mici. Mesfusha me pesë lojtarë përfshin Haxhiun, Lushkjen, Deliun, Jonuzin dhe përgjonin. Sulmi dysh me Abazajn dhe Patrikun. Kujtojmë që nëse ndëshkohen me të verdhë, Lushkja, Abazaj dhe Lulaj humbasin takimin me Laçin. Këtë sezon, Tirana është mundur dy herë në derbi, ndërsa një sfidë është mbyllur në barazim. Tirana është e katërta me 46 pikë dhe lufton për një vend në “Final 4”.Bardheblutë këtë sezon kanë pasur oshilacione në rezultate dhe një fitore në derbi do t’u rriste moralisht. Tirana ka 554 ditë që nuk fiton një takim në derbin me Partizanin.

Fitorja e fundit e bardhebluve daton në 2 tetor 2022. Pas atij takimi kanë luajtur edhe gjashtë sfida të tjera, katër janë fituar nga të kuqtë dhe dy kanë dalë barazim 1-1.Erbim Fagu dhe Orges Shehi janë dy trajnerët, të cilët do të përballen me njëri-tjetrin. Më parë, Fagu ka qenë ndihmës i Orges Shehit kur ky i fundit ishte te Tirana. Fagu e ka drejtuar Tiranën në 11 ndeshje dhe nuk ka luajtur asnjë derbi. Fagu e mori Tiranën, pas derbit të humbur nga Julian Ahmataj. Mes kampionatit dhe Kupës ka 11 ndeshje, katër fitore, po kaq barazime dhe 3 humbje. Në kampionat, Fagu ka 8 takime dhe 12 pikë. Nga ana tjetër, trajneri i Partizanit, që deri në javën e gjashtë drejtonte Tiranën, ka drejtuar bardheblutë në 10 derbe gjatë 120 takimeve me nënkampionët. Katër ndeshje i ka fituar, tri i ka barazuar dhe tri të tjera i ka humbur, plus derbin e fituar me Partizanin në shkurt.

tir

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"