Beqja karikon Teutën: Kukësin e mundim me personalitet

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 28, 2024 | 9:26

Beqja karikon Teutën: Kukësin e mundim me personalitet

Java e 33-të sjell një ndeshje të vështirë për Teutën, që shkon në transfertën e Kukësit. Edhe pse kundërshtari mban vendin e fundit dhe ka shanse minimale qëndrimi, ndeshje të tilla nuk janë asnjëherë të lehta dhe “Djemtë e detit” e dinë shumë mirë. Megjithatë, ata synojnë që të kthehen me pikët maksimale nga “Kukës Arena”.

Beqja

Trajneri Martini ka një mungesë të rëndësishme për këtë ndeshje, mbrojtësin Elmando Gjini. Pas barazimit me Vllazninë, durrsakët shpresojnë që të kthehen te fitorja dhe këtë e thotë me bindje mesfushori Ledio Beqja në një intervistë për “Panorama Sport”:

Ledio, si kanë shkuar përgatitjet e Teutës për ndeshjen e radhës me Kukësin?

Kemi bërë përgatitjet e duhura për të marrë rezultatin e kërkuar. Jemi gati të përballemi me Kukësin dhe besoj se do t’ia dalim, nuk kemi alternativë tjetër.

Duke para kalendarin, a mendoni se është momenti që Teuta të lërë vendin e 8-të?

Është një ndeshje shumë e vështirë. Do të përballemi me një skuadër që synon të marrë pikë për të mbijetuar, ndaj dhe ne duhet të jemi mjaft të përqendruar. Duhet të fitojmë me Kukësin, pastaj të mendojmë për të tjerat. Është një ndeshje shumë e rëndësishme për ne, duke parë edhe momentin mjaft të mirë të kundërshtarit. Nuk është vetëm kjo ndeshje e rëndësishme në fakt, por të gjitha ato që kanë mbetur. Megjithatë, duhen marrë me radhë, me mentalitetin e duhur për t’i përballuar këto sfida që janë si finale.

Çfarë ndeshje prisni të dielën?

Pres nja ndeshje, ku të gjithë si skuadër duhet të shfaqemi me personalitetin e duhur. Na duhet të bëjmë atë që dimë të bëjmë më mirë dhe në fund të fitojë. Kanë mbetur edhe 4 ndeshje deri në fund të kampionatit. Me sa pikë do të kënaqeshit? Këtë nuk mund ta them. Ne do të mundohemi t’i marrim maksimumin çdo ndeshjeje dhe shpresojmë t’ia arrijmë së pari në transfertën me Kukësin.

kuk

ZAMIR QYPI-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"