VIDEO/ Fili bën heroin në fund, Teuta mposht Dinamon dhe e mbyll sezonin në vendin e gjashtë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 11, 2024 | 17:25

VIDEO/ Fili bën heroin në fund, Teuta mposht Dinamon dhe e mbyll sezonin në vendin e gjashtë

Teuta ka mposhtur Dinamon me shifrat 1-0 në “Niko Dovana” në ndeshjen e fundit të sezonit.

bandicam 2024-05-11 17-53-32-086

Goli i vetëm i sfidës u shënua në minutën e 90’+2′ nga Fili. Ai u fut në lojë në minutën e 84′ duke bërë heroin kundër Dinamos dhe dhuruar fitoren Teutës. Pas kësaj fitore, durrsakët e mbyllin sezonin në vendin e 6-të dhe dinamovitet në vendin e 7-të

TEUTA 1-0 DINAMO

90’+2′ Fili

NGJARJET KRYESORE

90’+ 3′ Mbyllet sfida, fiton Teuta!

90’+2′ GOOOL TEUTA 1-0/ Vjen nga stoli dhe Fili i dhuron fitoren skuadrës së tij në fund (VIDEO)

90′ Akordohen 3 minuta shtesë.

87′ Kotobelli ndëshkohet me karton të verdhë pas një faulli ndaj Kaçorrit.

84’ Largohet Arifi, ka minuta për Filin.

82’ Kaçorri rrëzohet në zonë dhe ka një pretendim, Xhaja vjon lojën. (VIDEO)

80’ Jazxhi gjuan me kokë, topi shkon shumë larg shtyllës së majtë. (VIDEO)

76′ Largohet Allmuça, në lojë futet Karamba.

73′ Largohet Qefalija, zëvendësohet nga Gudiabi.

70’ Arifi tenton të pasojë në zonë, por Allmuça ndërhyn dhe dërgon topin në këndore.

64′ Beqja ndëshkohet me karton të verdhë.

59’ Largohen Gjinollari dhe Peposhi, ka minuta për Boçin dhe Dajën.

50′ Jazxhi ndërhyn ashpër ndaj Lorran dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

46′ Nis pjesa e dytë pa ndryshime.

45’+4′ Pjesa e parë mbyllet pa gola!

45’+4’ Lloci shpërdoron rastin e artë para portës, Sali bën një pritje fantastike. (VIDEO)

45’+3′ Allmuça ndëshkohet me karton të verdhë.

45′ Akordohen 2 minuta shtesë.

42’ Jazxhi gjuan me kokë, topi shkon mbi traversë. (VIDEO)

37’ Ka tension mes skuadrave, Xhaja qetëson gjakrat. (VIDEO)

27′ Gjinollari ndërhyn ndaj Meksit dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

25’ Zabërgja tenton të shënojë me roveshatë, por Vata e dërgon topin jashtë. (VIDEO)

24’ Largohet Daci, në vend të tij futet Faust.

19’ Arifi gjuan nga jashtë zonës, topi shkon mbi traversë. (VIDEO)

18’ Lorran lëshon predhën me të majtën, topi shkon mbi traversë. (VIDEO)

16’ Kaçorri shkakton faull ndaj Llocit dhe arbitri e ndëshkon me karton të verdhë.

7’ Arifi gjuan drejt portës së Dinamos, Sali bën një pritje të mirë. (VIDEO)

5’ Gjini ndërhyn ashpër ndaj Kaçorrit dhe ndëshkohet me karton të verdhë.

4’ Kaçorri gjuan drejt portën por gabon me shënjestrën duke e dërguar topin jashtë. (VIDEO)

1′ Starton sfida!

FORMACIONET ZYRTARE

TEUTA: Vata, Jazxhi, Gjini, Kotobelli, Kruja, Gjinollari, Arifi, Beqja, Lloci, Peposhi, Daci.
Trajner: Edi Martini

DINAMO: Hoxha, Janku, Meksi, Mija, Lorran, Allmuça, Qefalija, Denison, Zabërgja, Kaçorri.
Trajner: Dritan Mehmeti

WhatsApp Image 2024-05-11 at 15.31.10

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"