Arteta: Derbi me Totenhemin, një motivim ekstra për titullin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 28, 2024 | 9:35

Arteta: Derbi me Totenhemin, një motivim ekstra për titullin

Mikel Arteta e di mirë se rruga drejt titullit kampion për Arsenalin e tij kalon nga derbi i vështirë me rivalët e Totenhemit këtë të diel. Ai ka një skuadër me shumë pak mungesa në këtë fund sezoni, e cila i jep dhimbje koke pozitive në javët e mbetura:

arteta

“Është një dhimbje koke pozitive. Unë e shoh se sa shumë lojtarë e duan titullin dhe sa shumë duan që të gjithë që të jenë titullarë dhe të kontribuojnë në ekip dhe të ndikojnë në skuadër në mënyrën e duhur. Kështu që është gjithmonë e vështirë edhe pse është pjesë e punës. Ata janë plotësisht të gatshëm të dalin në fushë në çdo kohë që na duhen, të përpiqen dhe të na ndihmojnë të fitojmë ndeshje dhe shpirti është shumë i mirë”.

Tekniku spanjoll vlerësoi edhe Totenhemin dhe trajnerin Ange Postekoglu, i cili sipas tij, po bën një punë me të vërtetë mbresëlënëse. “Përgatitja e derbit si trajner ka më shumë motivim. Nëse ka diçka, ju e dini se çfarë mund t’i jepni njerëzve tuaj, që është shumë gëzim dhe lumturi nëse ia dalim. Kur ju keni në dorë ta fitoni ndeshjen është më motivuese. Ti vërtetë dëshiron ta shfrytëzosh këtë mundësi në maksimum për ta bërë atë të ndodhë. Ajo që Postekoglu ka bërë është me të vërtetë mbresëlënëse, nuk është surprizë. Unë e di që kur ishte në kombëtaren australiane dhe kur ishte në Japoni. Unë kam ndjekur Sëlltikun dhe ai ka qenë gjithmonë super i qartë me drejtimin dhe identitetin dhe mënyrën sesi luan ekipi i tij. Më pëlqen mënyra sesi luajnë ekipet e tij, kështu që mendoj se ai ka qenë shumë i mirë në punën e tij”.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"