Transformohen totalisht kampionët e Kukësit, ky është formacioni që do tentojë mbrojtjen e titullit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 16, 2017 | 14:18

Transformohen totalisht kampionët e Kukësit, ky është formacioni që do tentojë mbrojtjen e titullit

Kukësi do sërish titullin dhe për të realizuar “misionin” nuk është kursyer në merkato. Edhe pse nga ekipi u larguan emra si Pejiç, Emini, Lena, Karioka apo Dvornekoviç, drejtuesit kanë afruar lojtarë realisht cilësorë. Në klub janë të bindur se kanë “goditur”, por tashmë e vetmja gjë që pritet është që t’i shohim në fushën e lojës.

kukesi sherif

Asnjë vend nuk është lënë bosh, ndërsa “bomberin” kroat e kanë zëvendësuar me sulmuesin e Kombëtares së Azerbajxhanit, Rauf Alijev. Edhe Emini ishte një element me peshë në vijën e parë, por tashmë në këtë rol është Elis Bakaj, i cili ka dëshmuar kudo që ka luajtur që di të bëjë diferencën.

kukesi formacioni

Brazilianin Karioka do ta “bëjë” izraeliti Siraj Naser, ndërsa si mesfushor i djathtë në vend të kroatit Dvornekoviç ka ardhur ish-kapiteni i Vllaznisë, Ndriçim Shtubina. Sakaq, Lena pasohet nga vlonjati Zeqiri në qendër të mesfushës. “Frika” ishte për Koliçin, Shametin dhe Allën, por që të tre u “blinduan”. Nëse dy të parët rinovuan, i fundit pritet që për çështje orësh t’i ribashkohet Kukësit.

kukesi formacioni1

UDHËTIMI

Kukësi ka nisur dje fazën përgatitore në Ohër, atje ku do të qëndrojë për dy javë. Mladen Milinkoviç do të punojë gjatë kësaj kohe për të aplikuar filozofinë e tij sa i përket mënyrës së lojës, e cila pritet që të jetë sulmuese (të paktën këtë tregoi trajneri te Luftëtari).Dje ekipi zhvilloi vetëm një seancë në orën 17:30, ndërsa sot do të vazhdojnë programin me dy turne.

SKERDILAID SULOZEQI

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"