Transferta me Juventusin, Kumbulla gati për sfidën e fundit të Romës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 28, 2023 | 15:40

Transferta me Juventusin, Kumbulla gati për sfidën e fundit të Romës

Marash Kumbulla pritet të rikthehet i gatshëm për Romën në ndeshjen e fundit për vitin 2023, që verdhekuqtë do të zhvillojnë të shtunën kundër Juventusit në Torino.

kumbulla

Ashtu siç paralajmëroi edhe trajneri Murinjo, mbrojtësi i Kombëtares shqiptare pritet të përfshihet në ekip kundër bardhezinjve, por jo për ta nisur titullar. Kumbulla në vitin 2023 ka luajtur vetëm 10 ndeshje, 9 me Romën dhe një me Kombëtaren, deri sa pësoi një dëmtim të rëndë në fund të prillit kundër Milanit, situatë që e detyroi të operohej në ligamentet e gjurit.

Pas pothuajse 7 muajsh, Marashi për herë të parë do të jetë i gatshëm dhe viti 2024 mund ta shohë në fushë. Po ashtu për Romën do të jetë gati edhe Renato Sançes.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"