Transferta kundër Gramshit, Smajli: Besëlidhjes nuk i lejohen gabime, bëjmë detyrën

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 9, 2023 | 11:55

Transferta kundër Gramshit, Smajli: Besëlidhjes nuk i lejohen gabime, bëjmë detyrën

Besëlidhja luan sot në orën 13:30 në transfertë kundër Gramshit dhe për trajnerin Dritan Smajli, skuadra e ka të qartë se çfarë duhet të bëjë në këtë takim.

smajli

“Po shkojmë drejt mbylljes së fazës së parë në një nivel që Besëlidhja nuk e njeh. Objektivi ynë është rikthimi aty ku luftohet për elitën, ndaj nuk na lejohet të gabojmë. Rrugën deri tani e kemi përshkuar me sukses, ndonëse kemi gabuar një herë. Gjithsesi, tani po mendojmë vetëm për ndeshjen e radhës ndaj Gramshit. Ekipi është i karikuar për ta përballuar me sukses kundërshtarin. Kam besim se edhe në Gramsh do të bëjmë detyrën. Shpresoj shumë se fazën e dytë do ta udhëheqim ne”, deklaroi trajneri Smajli për “Panorama Sport”.

P.GJIKOLA-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"