Artur zyrtarizohet te Juventusi, por shikoni çfarë deklaronte Mesi para 2 viteve për brazilianin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 29, 2020 | 20:29

Artur zyrtarizohet te Juventusi, por shikoni çfarë deklaronte Mesi para 2 viteve për brazilianin

Artur tashmë edhe zyrtarisht do të largohet nga Barcelona pas përfundimit të sezonit, për të kaluar në Itali, ku do të mbajë veshur bluzën e Juventusit.artur

Braziliani largohet nga Barcelona pas dy sezoneve, aty ku në fillim e krahasonin me një legjendë të klubit katalanas si Ksavi Hernandez.

Ishte pikërisht Leo Mesi që e bënte këtë krahasim kur asokohe shprehej: “Artur ka ngjashmëri të mëdha me Ksavin. Ata kanë një mënyrë lojë thuajse të barabartë. E mbajnë gjithmonë topin afër, luajnë me topa të shkurtër dhe nuk e humbasin atë. Ti ia jep topin dhe e di që ai nuk e humbet, por e kthen përsëri tek ju.”

Kaq ka mjaftuar që në rrjetet sociale të fillojnë talljet për këtë deklaratë të yllit të Barcelonës, me Artur që tashmë do largohet nga katalanasit, ndryshe nga Ksavi që bëri histori me klubin.

DSD

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"