Transferimet e parregullta të Juventusit, në listë 2 shqiptarë që kushtuan mbi 8 milionë euro

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 28, 2021 | 0:20

Transferimet e parregullta të Juventusit, në listë 2 shqiptarë që kushtuan mbi 8 milionë euro

Ngjarja e ditës në Itali sa i përket Juventusit nuk është vetëm humbja e bardhezinjve në kampionat ndaj Atalantës, por edhe fakti se është nën hetim zyrtar për mashtrim me bilancet me transferime të parregullta futbollistësh.

dddddd

Klubi mendohet se ka përdorur plusvalenca për të rregulluar bilancet financiare e për të mbuluar humbje kolosale, gjë që nuk lejohet për shoqëritë si Juventusi, të cilat për më tepër kuotohen edhe në bursë. Mediat italiane kanë publikuar edhe listën me 42 transferime të cilat janë në lupën e hetuesve dhe mes tyre bie në sy se dy janë për futbollistë shqiptarë.

I pari është një emër shumë i njohur, Xhiakomo Vrioni, Sulmuesi i përfaqësueses shqiptare u transferua nga Sampdoria te Juventusi për 3,88 milionë euro në janar 2020 dhe pas një viti e gjysmë me U23 të bardhezinjve, u huazua te Tiroli në Austri.

Ndërkohë, emri tjetër është më pak i njohur në vendin tonë. Bëhet fjalë për Albian Hajdarin, mbrojtësin me origjinë shqiptare i cili përfaqëson Zvicrën me kombëtaret e moshave. Kontrata e blerjes së tij nga Bazeli është edhe më e lartë se e Vrionit, pasi kartoni i tij i ka kushtuar gjatë verës së fundit Juventusit plot 4,38 milionë euro. Një shifër shumë e lartë për një lojtar i cili është pjesë e ekipit të të rinjve.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"