Tramexani: Ja çfarë refuzova për të qëndruar përkrah De Biazit

Panorama Sport | Gazeta me e madhe sportive ne vend

Postuar: Qershor 28, 2016 | 16:13

Tramexani: Ja çfarë refuzova për të qëndruar përkrah De Biazit

Paolo Tramexani do të ishte i lumtur të vazhdonte punën e tij në futbollin shqiptar edhe në vitet në vijim. Zëvendëstrajneri i Kombëtares, i cili është njëkohësisht edhe drejtor teknik i FSHF-së, ka bërë një “deklaratë” dashurie” për Shqipërinë, duke i dhënë fund zërave për largimin e tij drejt Luganos.

13445582_10154111846472110_5747076047107453030_n

“Në Shqipëri ndjehem shumë mirë, po të ishte në dorën time, nuk do të lëvizja nga aty”, deklaroi Tramexani për “Radio Punto Zero”. Me këto fjalë, ai ka lënë të kuptohet qartësisht se nuk ka ndër mend të braktisë kuqezinjtë për ndonjë ofertë tjetër, siç ishte përfolur gjatë javëve të kaluara në mediat zvicerane dhe italiane.

Megjithatë, fati i tij është i lidhur ngushte me atë të De Biazit, pasi zëvendëstrajneri ka pranuar se do të ndiqte 60 vjeçarin kudo që ai të vendoste të shkonte pas aventurës me Shqipërinë. “Kam një marrëdhënie të shkëlqyer me De Biazin dhe do të jem përgjithmonë i lidhur me të pasi më ka dhënë këtë mundësi të bukur. Kam refuzuar dy oferta për të vazhduar rrugëtimin me të, nuk do të ishte korrekte të vazhdoja i vetëm. E ardhmja jonë është Shqipëria, kemi edhe dy vote kontratë dhe jemi të ndërgjegjshëm që kemi ende shumë për të bërë para Botërorit. Por në futboll nuk i dihet kurrë”, tha ai.

Ndërkaq, duke folur për Elseid Hysajn, Tramexani e ka etiketuar atë një “veteran”. “Hysaj është një djalë i cili ka çuditur pasi ka treguar se ka disa cilësi teknike të cilat ndoshta në Napoli nuk janë vlerësuar ende mirë. Ai është një veteran dhe mund të bëhet edhe më i fortë, falë ndjenjës së përgjegjësisë që ka.

Në një turne ndërkombëtar si Evropiani, në të cilin niveli teknik rritet ndjeshëm, ai ka qenë gjithmonë në lartësi të situatës”.





www.minuta90.com