Trajneri shqiptar për rekord, 23 vite në drejtimin e Ilirisë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Korrik 16, 2018 | 22:36

Trajneri shqiptar për rekord, 23 vite në drejtimin e Ilirisë

Fatmir Sala vazhdon të thyejë rekorde. Trajneri i Ilirisë që e drejton ekipin prej 23 vitesh, është konfirmuar sërish në stolin e fushë-krujasve edhe për kampionatin e ardhshëm. Burime zyrtare pranë klubit të futbollit, kanë bërë të ditur se Sala do të vazhdojë të drejtojë ekipin edhe në sezonin e ri.

fatmir sala

62-vjeçari është tekniku më jetëgjatë në Shqipëri ku ka drejtuar Ilirinë për 23 vite me radhë, që prej sezonit 1994-1995. Në një prononcim për gazetën “Panorama Sport”, administratori i Ilirisë, Ilir Loci është shprehur: “Kemi vendosur të nënshkruajmë edhe kontratën përkatëse me trajnerin Sala që të jetë në krye të skuadrës edhe në kampionatin e ardhshëm. Gjithashtu, është përcaktuar që ndihmës i tij të jetë Besnik Hasa. Brenda pak ditëve do të mblidhet bordi drejtues i klubit për të përcaktuar datën e fillimit të fazës përgatitore për kampionatin e ardhshëm”, u shpreh Loci në prononcimin e tij.

Pas një kohe të gjatë në heshtje, gjërat kanë nisur të lëvizin tek Iliria ku është konfirmuar trajneri dhe pritet që në vazhdim të pasohet me ndërtimin e grupit. Fushë-krujasit bënë një paraqitje shumë të mirë gjatë kampionatit të kaluar, edhe pse ishin pjesë e Grupit B që është më i fortë në krahasim me Grupin A.

Sh. Hasani

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"