Trajneri i Veronës ngre në “qiellin e shtatë” Kumbullën: Ju tregoj prapaskenat me shqiptarin, i besoj në mbrojtje sepse…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 5, 2019 | 21:01

Trajneri i Veronës ngre në “qiellin e shtatë” Kumbullën: Ju tregoj prapaskenat me shqiptarin, i besoj në mbrojtje sepse…

“Pse vendosa të fokusohem e besoj tek Kumbulla gjatë verës? E thjeshtë, sepse sa herë e rreshtoja atë në një ndeshje stërvitore, sulmuesi që kishte përballë kurrë nuk shënonte” – këto janë fjalët e trajnerit të Veronës, Ivan Juriç, i cili ngre në piedestal performacën e Marash Kumbullës ditën e sotme përballë Sampdorias, ku edhe shënoi një gol.

ivan juric

Më tej, trajneri Juriç shtoi për shqiptarin vetëm 19-vjeçar: “Kumbulla është vërtetë shumë i përqendruar. I mëson gjërat shpejt, dhe në fushë ka një rezistencë të mirë, madje është edhe i shpejtë në rolin e tij. Ai po bën shumë mirë në ekip”.

 

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"