Trajneri i Portugalisë nxjerr blof Sarrin: Ronaldo nuk është i dëmtuar, të gjithë më pyesin për atë sepse…

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 13, 2019 | 16:26

Trajneri i Portugalisë nxjerr blof Sarrin: Ronaldo nuk është i dëmtuar, të gjithë më pyesin për atë sepse…

Kristiano Ronaldo është një nga emrat më të diskutuar kohët e fundit, për shkak të atij episodi gjatë zëvendësimit në ndeshjen me Milanin.Cristiano-Ronaldo-substitution-Juventus-AC-Milan-1202723

Portugezi u largua menjëherë në drejtim të dhomave të zhveshjes, dhe u largua nga stadiumi para përfundimit të ndeshjes. Menjëherë pas përfundimit të ndeshjes, trajneri Sarri u shpreh se e zëvendësoi 34-vjeçarin, për shkak se ky i fundit vuante një dëmtim dhe nuk mund të tregonte një performancë të mirë.

Megjithatë për ta nxjerrë blof teknikun italian, ka menduar trajneri i Portugalisë, Fernando Santos. Ky i fundit në një konferencë për shtyp, në prag të ndeshjes me Lituaninë, është shprehur se Ronaldo nuk vuan nga ndonjë dëmtim.Santos Ronaldo

“Nëse ai nuk do të ishte në formë unë nuk do të grumbulloja. Të gjithë pyesin për Ronaldon, dhe kjo ndodh sepse ai është lojtari më i mirë në botë. Ai nuk vuan nga ndonjë dëmtim, dhe është shumë mirë. Kjo konferencë nuk ka të bëjë vetëm për sulmuesin, por për ndeshjen Portugali-Lituani.”, u shpreh Santos.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"