Tragjike në Mamurras, gjendet e djegur në banesë gruaja e ish-boksierit shqiptar

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 27, 2020 | 13:42

Tragjike në Mamurras, gjendet e djegur në banesë gruaja e ish-boksierit shqiptar

Një ngjarje tragjike ka ndodhur sot në Mamurras, ku një 69-vjeçare është gjetur e djegur në banesën e saj, ku jetonte e vetme.mamurras

“BalkanWeb” raporton se viktima, Gjelina Hoti, është bashkëshortja e ish-boksierit Pal Hoti dhe dyshohet se ka rënë në kontakt me energjisë dhe më pas është djegur.

Kanë qenë fqinjët e saj, ata që kanë lajmëruar policinë, pasi prej disa ditësh nuk e kishin parë 69-vjeçaren jashtë banesës. Pasi kanë shpërthyer derën zjarrfikësit, e moshuara është gjetur e shkrumbuar brenda.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"