“Tradhtoi” Kosovën për Suedinë, reagon ish-kapiteni Kurtulus: Ja si qëndron e vërteta

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 27, 2022 | 21:36

“Tradhtoi” Kosovën për Suedinë, reagon ish-kapiteni Kurtulus: Ja si qëndron e vërteta

Ish-kapiteni i Kosovës U-21, Edvin Kurtulus, vendosi të “tradhtonte” dardanët, duke zgjedhur Suedinë. Fillimisht ishte klubi suedez i Hamarbit, ai që konfirmoi lajmin, ndërkohë që së fundmi ka reaguar edhe vetë futbollisti, ku në një prononcim për faqen zyrtare të klubit, ka treguar arsyen pse zgjodhi Suedinë dhe jo përfaqësuesen e Kosovës.

Edvin-Kurtulus-2

“Për shkak të asaj që qarkullon në media për zgjedhjen time të Kombëtares, dua vetëm të them se jam shumë krenar që Kosova më dëshiron në kombëtaren e saj A. Unë kam nderin të dua dy vende, por kam edhe përgjegjësinë, të marr një vendim që do të ndihet thellë. Për mua edhe Suedia edhe Kosova janë për zemër.

Meqenëse kam lindur dhe jam rritur në Suedi, më duket shumë e drejtë që është Suedia që dua të përfaqësoj. Kam pasur disa biseda të mira me Janne Andersson dhe shpresoj që së shpejti ta quaj veten një lojtar të Kombëtares A suedeze. Procesi i dokumentacionit është duke u zhvilluar dhe shpresoj se do të shkojë shpejt dhe pa probleme që të mund t’i bashkohem Kombëtares së radhës”, tha ai.

Kujtojmë se Edvin Kurtulus deri më tani ishte pjesë e përfaqësueses U21 të Kosovës. Madje, ai ishte edhe kapiten i kësaj skuadre. 22-vjeçari u ftua nga përzgjedhësi i Kosovës A, Alain Giree, për ndeshjet e qershorit, por në fund lojtari vendosi që të largohet.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"