Totenhemi “fali” fitoren, Murinjo nervozohet me gazetarin pas ndeshjes

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Tetor 18, 2020 | 20:39

Totenhemi “fali” fitoren, Murinjo nervozohet me gazetarin pas ndeshjes

Trajneri i Totenhemit Hoze Murinjo nuk ka qenë në humor pas barazimit dramatik 3-3 që pësoi ekipi i tij nga Uest Hemi në fundin e ndeshjes. Tekniku portugez refuzoi t’i përgjigjej pyetje rreth aktivizimit të uellsianit Garet Bejl.

0_GettyImages-1229151141
“Para ndeshjes ju dëshironit të flisnit vetëm për Garetin, edhe pas ndeshjes doni të flisni për Garein. Por, kjo është ndeshja Totenhem-Uest Hem, kjo është gjëja më e rëndësishme. E kishim ndeshjen nën kontroll. Herri Kejni kishte mundësi të shënonte golin e katërt, edhe Gareti pati shans ta vriste takimin”, iu përgjigj pyetjes së gazetarit të “beIN Sports” ish-trajneri i Çelsit, Interit, Realit dhe Mançester Junajtid.

Mënyra se si Totenhemi shpërdoroi fitoren, por dhe presioni mediatik rreth aktivizimit të Bejlit me “Spërs” e ka nervozuar trajnerin portugez.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"