Totenhem në telashe, “ylli” i ekipit kërkon dyfishim të pagës

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 22, 2018 | 11:57

Totenhem në telashe, “ylli” i ekipit kërkon dyfishim të pagës

Kristian Eriksen është padyshim një nga mesfushorët më të mirë në botë. Danezi u ka kërkuar drejtuesve dyfishim të pagës së tij, çka është një kusht i panegocueshëm për të.

eriksen

Lajmin e bën të ditur “The Sun”, që shton se ai aktualisht merr 4.3 milionë euro në sezon dhe kërkon deri në 8 milionë euro. Presidenti i klubit, Levi, duket se nuk ka ndërmend ta bëj më të paguarin e ekipit. Mesfushori ndoshta e përdor këtë taktikë për tu larguar nga Anglia, ku një nga ekipet që kërkoi shërbimet e tij ishte edhe Barcelona.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"