Torasa vishet i kuq, ja paga maramëndëse që do fitojë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 28, 2016 | 9:39

Torasa vishet i kuq, ja paga maramëndëse që do fitojë

Agustin Torasa është zyrtarisht pjesë e skuadrës së Partizanit, pasi ka firmosur dje një kontratë gjashtëmujore me opsion rinovimi edhe për një tjetër vit me të kuqtë. Lojtari aktivizohet si sulmues i dytë dhe ishte paralajmëruar si ardhje e të kuqve në merkato, ndërkohë që dje pritej edhe prezantimi i tij para mediave.torasa agustin Por, një gjë e tillë nuk ka ndodhur nga klubi i kuq, që është mjaftuar me vetëm disa foto në rrjetin social “Facebook” ku shihet lojtari me fanellën e Partizanit, ndërsa ka munguar konferenca për shtyp. Gjithsesi, Torasa ka dalë dje në stërvitje me pjesën tjetër të skuadrës, por ka zhvilluar vetëm vrapime rreth fushës.

Ndërsa sot lojtari do të vazhdojë përgatitjet normalisht me pjesën tjetër të ekipit. Burime pranë klubit kanë bërë me dije se lojtari do të përfitojë rreth 15 mijë dollarë në muaj dhe 10 mijë dollarë bonus në rast se Partizani fiton titullin kampion, pra 100 mijë dollarë për 6 muaj.

Deklarata Prezantimin e sulmuesit, i cili aktivizohet në vijën e dytë të repartit të avancuar, klubi i kuq e ka bërë me një deklaratë për mediat. “Klubi njofton se Agustin Torasa është zyrtarisht lojtar i Partizanit. Sot, në mesditë, argjentinasi ka mbyllur gjithçka me drejtuesit e klubit teksa ka firmosur kontratën deri në përfundim të këtij sezoni, me opsion rinovimi edhe për sezonin pasardhës futbollistik.

Në prani të drejtorit Dervishi dhe sekretarit Burba, Torasa është prezantuar në ambientet e klubit të kuq. Sulmuesi 27-vjeçar, i cili së fundmi ka qenë pjesë e argjentinasve të Club Atletiko Huracan, skuadër që garon në ‘Primera Divizion’, do të mbajë veshur fanellën me numër 27”, lexohet në deklaratën për shtyp.

Lojtari shtatshkurtër, në aktivizimin e tij me ekipin e Huracan, ka arritur të shënojë vetëm 3 gola në 14 ndeshjet që ka luajtur. Megjithatë, mbetet për t’u parë forma që do të tregojë lojtari shtatshkurtër në kampin e kuq.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"