Tomori ndihet i vjedhur, kërkon fitore prestigji ndaj Pogradecit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 24, 2018 | 11:20

Tomori ndihet i vjedhur, kërkon fitore prestigji ndaj Pogradecit

Tomori do të presë mesditën e sotme në shtëpi Pogradecin, në një ndeshje ku do të kërkojë të bëjë autokritikën e asaj me Tiranën që ishte edhe një ndër më të kontestuarat për sa i përket gjykimit. Madje, drejtuesit e klubit kanë arritur deri në atë pikë, teksa i kanë dërguar dhe një letër zyrtare presidentit të FSHF-së, Armand Dukës, duke i kërkuar atij që Elvaldo Durmishi të mos gjykojë më ndeshjet e beratasve.

tomori

AGALLIU – Zv/trajneri i Tomorit, Klemend Agalliu, në një prononcim për “Panorama Sport” ka folur në lidhje me kundërshtarin e sotëm. Agalliu e vë theksin te rëndësia që ka ky takim dhe te fitorja që është rruga e vetme përballë Pogradecit. “Na duhet të luajmë një ndeshje të kompletuar në mbrojtje dhe sulm. Duhet të kemi balancë dhe të kemi kujdes nga kundërshtari. Ata kanë një grup të fortë, por jo të pathyeshëm.

Në duelin e sotëm, objektivi i vetëm do të jetë fitorja, pasi luajmë përballë spektatorëve tanë dhe kjo gjë na motivon dyfish. Gjatë javës, lojtarët kanë marrë udhëzimet dhe detyrat e reja, ku shpresojmë që në këtë takim të bëjmë autokritikën e disfatës me Tiranën. Jo pa të keq e përmenda kundërshtarin e fundit, pasi jemi ende të mërzitur nga ajo humbje që erdhi për shkak të arbitrit.

tomori 4

Ne nuk e kemi për zakon të ankohemi kot, por ama jemi bastarduar në shumicën e ndeshjeve dhe kjo është e patolerueshme. Drejtuesit e klubit kanë bërë një thirrje së fundmi në FSHF dhe kjo tregon edhe njëherë korrektësinë që kërkojmë. Durmishi është një arbitër që na ka ndëshkuar edhe në ndeshjen me Apoloninë.

Ishte i padrejtë në vendimet e tij dhe shkaktoi një katrahurë, si me Apoloninë ashtu edhe me Tiranën. E megjithatë, ne shpresojmë që ndeshja e sotme të ketë një aromë futbolli të vërtetë, pa pasur në asnjë mënyrë qoftë edhe incidentin më të vogël.

tOMORI

Duke anashkaluar edhe këtë temë problematike, kjo ndeshje do të ketë një vëmendje edhe te futbollistët e rinj, ku ndryshe nga Hyseni, Buba, Ajdinaj dhe të tjerë, do të ketë elemente të reja nga 19-vjeçarët që mund të tregojnë potencialin e tyre si futbollistët e sipërpërmendur”, u shpreh Agalliu.

ERIS SYLYKU

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"