“Tomori klub skandalesh”, reagon shefi i klubit të Albpetrolit: Ndjesë anësorit Spahiu …

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 26, 2019 | 13:28

“Tomori klub skandalesh”, reagon shefi i klubit të Albpetrolit: Ndjesë anësorit Spahiu …

Për dhunën e pretenduar nga tifozët beratas ka reaguar shefi i klubit patosarak, Hiqmet Çela, i cili ka folur për gazetën, duke sqaruar gjithçka, edhe incidentin me anësorin. 

Albpetroli-Tomori2

“Klubi ynë hedh poshtë aludimet e klubit kundërshtar për ndeshjen Albpetroli-Tomor. Kishim marrë masat e nevojshme për një ndeshje të kësaj rëndësie. I kemi mirëpritur tifozët beratas, ata janë shoqëruar nga forcat e rendit në tribunën anësore, madje edhe në atë qendrore.

Në dijeninë time, në asnjë qytet nuk ndodh që në tribunën qendrore të ketë vetëm zyrtarë miq e jo vendës. Ndeshja u zhvillua në kushte normale dhe ekipi mik mori fitoren. Tifozët beratas kanë provokuar publikun vendës me thirrje të pahijshme, provokimet e tyre janë shmangur nga ne. I vetmi incident në stadium ishte një gur drejt asistentit të dytë nga një minoren. Klubi ynë i ka dhënë ndihmë me anë të mjekut. Për këtë incident distancohemi dhe i kërkojmë falje publike asistentit. Pas ndeshjes tifozët janë shoqëruar nga policia për të shmangur incidentet.

78050067_2760916940664038_8545942556247064576_n

Në Patos nuk ka pasur kurrë incidente për vite me radhë. Ekipi ynë nuk është përbaltur kurrë, nuk ka marrë asnjë dënim. Ndryshe ka ndodhur me Tomorin, një klub i skandaleve dhe dënimeve të shumta. Ky është dallimi mes Albpetrolit dhe Tomorit. Incidenti që pretendohet nga beratasit ka ndodhur shumë minuta pas ndeshjes dhe 3-4 km larg Patosit dhe këtu përgjegjësia nuk është e klubit”, ka theksuar Çela.

Amarildo Gropa – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"