Tomori kërkon rikthimin në Kategorinë e Parë, Kopaçi: Memaliaj, “prova gjenerale” para Albpetrolit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 15, 2019 | 15:08

Tomori kërkon rikthimin në Kategorinë e Parë, Kopaçi: Memaliaj, “prova gjenerale” para Albpetrolit

Në Berat bëhen llogari për Kategorinë e Parë dhe kjo bën që vëmendja të mos jetë vetëm te ndeshja e radhës me Memaliajin në shtëpi, por edhe te sfida me Albpetrolin rival në transfertë. 

kOPACI

Në një prononcim për “Panorama Sport”, mesfushori kuçovar, Florian Kopaçi, pranon se Memaliaj është “prova gjenerale” për duelin e Patosit. “Tomori momentalisht është në topformë dhe kjo do të thotë se fitorja ndaj Memaliajit është detyrim.

Skuadra ka mundësi reale ta kalojë me sukses këtë ndeshje, por ajo që na intereson më së shumti ka të bëjë me një tjetër objektiv, që lidhet me transfertën me Albpetrolin rival. Kështu, ndeshja me Memaliajin është si të thuash një “provë gjenerale” përpara transfertës së Patosit javën e ardhshme”, ka theksuar mes të tjerash mesfushori Kopaçi.

EDI SPAHIU – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"