Tjetër rekord historik në Premier Ligë, Hadërsfilldi i jep humbjen e dytë Benitezit (VIDEO)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Gusht 20, 2017 | 16:54

Tjetër rekord historik në Premier Ligë, Hadërsfilldi i jep humbjen e dytë Benitezit (VIDEO)

Hadërsfilldi është bërë ekipi i parë në historinë e Premier Ligës që ka fituar dy ndeshjet e para të luajtura në elitën e futbollit anglez. Skuadra e cila debutoi këtë sezon mes më të mirëve në Angli mposhti sot në shtëpi Njukasëllin e drejtuar nga Rafa Benitez me rezultatin 1-0.

hadersfilld

Golin e vetëm të takimit e shënoi Moj në minutën e 50. Pas dy javëve të para, Hadërsfilldi ka grumbulluar 6 pikë të plota teksa kujtojmë që në javën e parë debutoi duke fituar në transfertë ndaj Kristal Palasit me rezultatin bindës 0-3. Ndërkohë Njukasëlli e ka filluar në mënyrë negative këtë sezon teksa ka regjistruar dy humbje në dy javë.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"