Tjetër lojtar drejt largimit nga Milani, Piontek një hap larg kalimit te …

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 29, 2020 | 18:48

Tjetër lojtar drejt largimit nga Milani, Piontek një hap larg kalimit te …

Kristof Piontek me shumë mundësi nuk do të jetë lojtar i Milanit për pjesën e mbetur të sezonit, teksa do të kalojë te një skuadër tjetër.Piatek.Milan.2019.20.smorfia.750x450

Lojtari nuk po gjen shumë minuta në dispozicion pas afrimit të Ibrahimoviç dhe pikërisht për këtë arsye ka vendosur të largohet.

Sipas gazetarit të njohur italian, Xhanluka Di Marcio, polaku mund ta vazhdojë karrierën në Bundesligën gjermane. Thuhet se Milani ka marrë një ofertë prej 27 milionë eurosh nga Herta Berlin. piatek.milan.2019.20.profilo.1400x840

Bisedimet po shkojnë në rrugën e duhur dhe kalimi i Piontek te skuadra që drejtohet nga Klinsman, është shumë afër realizimit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"