Tjetër largim te Laçi, portieri mbyll bashkëpunimin me kurbinasit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 29, 2021 | 14:54

Tjetër largim te Laçi, portieri mbyll bashkëpunimin me kurbinasit

Situata te Laçi, sa i përket së ardhmes, ka shumë pikëpyetje dhe shumë futbollistë pezull. Lëvizje ka pasur në dalje, me Kirian Nuabuezen që u largua fillimisht.

festa e lacit (1)

Bomberi ndërpreu me konsensus bashkëpunimin me klubin dhe pritet të transferohet në Malajzi. Pas Nuabuezes, ka pasur një tjetër largim. Bëhet fjalë për portierin Edmir Sali.

23-vjeçari ka qenë zgjedhje e dytë në Laç pas Alen Sherrit, ndërsa ka luajtur vetëm dy sfida në Superiore, kundër Skënderbeut dhe Vllaznisë. Tashmë, te Laçi kanë mbetur vetëm dy portierë: Alen Sherri, që është titullar (23 vjeç) dhe Klevis Hoxhaj, që është vetëm 20 vjeç.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"