Tjetër afrim nga Apolonia, Lushnja i “rrëmben” edhe një mbrojtës fierakëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 11, 2020 | 10:18

Tjetër afrim nga Apolonia, Lushnja i “rrëmben” edhe një mbrojtës fierakëve

Në ditën e dytë të qëndrimit në qytetin e Sarandës, ku po zhvillon minifazën përgatitore dimërore, Lushnja ka bërë një tjetër goditje në merkato. Bëhet fjalë për qendërmbrojtësin fierak, Rudin Nako, i cili sapo u shkëput nga Apolonia. rubin-nako-653x420

Lojtari 32-vjeçar ka një përvojë të gjatë dhe ishte një përforcim i domosdoshëm për mbrojtjen e Lushnjës. Nako ka luajtur për Apoloninë, Albpetrolin, Korabin, Bylisin dhe Egnatian. Me Lundraxhiun dhe Nakon lushnjarët fitojnë më shumë siguri në prapavijë, sidomos në qendër të saj.

I kontaktuar nga “Panorama Sport”, trajneri Ilir Gjyla tha ai se ka vendosur që Nako të jetë pjesë e skuadrës të cilën drejton. “Përgatitjet kanë vijuar në dy seanca në ditë, një seancë me ngarkesë dhe një seancë me topin. Moti është i butë, i përshtatshëm, kurse terreni është sintetik. Nuk kishim ku gjenim më mirë. lushnjaaaa

Tani jemi edhe më të kompletuar, sepse ka ardhur edhe Nako. Ka qenë këtu dhe kam vendosur që Nako të jetë pjesë e Lushnjës. Do të fillojë stërvitjen me dy seanca bashkë me skuadrën”, është shprehur trajneri Gjyla. Bëhen kështu katër afrimet e skuadrës verdhejeshile në merkaton dimërore dhe konkretisht janë Lundraxhiu, Nako, Branica dhe Pepa.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"