“Titullin e vendos skema, do të kemi shansin tonë për trofeun”, Haxhiu si xhol: Nuk i them “jo” asnjë pozicioni te Tirana (E PLOTË)

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Janar 18, 2024 | 22:10

“Titullin e vendos skema, do të kemi shansin tonë për trofeun”, Haxhiu si xhol: Nuk i them “jo” asnjë pozicioni te Tirana (E PLOTË)

Rimal Haxhiu është xholi i Tiranës. Sul muesi, i cili erdhi sezonin e shkuar është një nga zbulimet e kampionatit. Pas aventurave me Apoloninë, Dinamon, Kukësin, sulmuesi ka një vit e gjysmë te Tirana. Dhe realisht është lojtari që e do çdo trajner. Mund të luajë në sulm, në mbrojtje. Një futbollistik i kompletuar, pasi luan gjithë fashën e djathtë nga mbrojtja në sulm, por edhe si sulmues i majtë.

HAXHIU

Në një intervistë për “Panorama Sport”, Haxhiu foli për Tiranën, objektivat personalë, por edhe luftën për titull, duke e cilësuar sfidën me Partizanin si më të rëndësishmen në kampionat. Me bardheblutë, Haxhiu ka 42 takime, katër gola, disa asiste, duke qenë në fushën e lojës 2744 minuta.

Rimal Haxhiu titullar dhe Tirana fiton. Keni fituar vendin e titullarit te bardheblutë?

Normalisht është mirë të luash titullar. Ndihem mirë për këtë fakt. Besoj se gjithmonë po bëj mirë sa herë që aktivizohem dhe do të bëj sërish mirë në çdo ndeshje që do të luaj dhe të jem ndihmë për ekipin tim.

Jeni xholi i skuadrës. Keni luajtur në mbrojtje dhe në sulm. Pak lojtarë janë kaq të kompletuar…

E vërtetë është që kam luajtur në disa pozicione, atje ku më ka kërkuar trajneri i skuadrës. Unë nuk i them dhe nuk do t’i them kurrë jo kërkesës së trajnerit nëse është në ndihmesë të ekipit.

Dëshira e Rimalit për të luajtur ku është, ose më saktë në mbrojtje apo sulm?

Dëshiroj dhe preferoj të luaj në sulm, por nuk i them jo asnjë pozicioni.

Keni shënuar dy gola, keni pasur fatin kundër pasi portieri iu është bërë pengesë në raste të shumta…

Gjithmonë ka vend për përmirësim. Kam shënuar dy gola, kam pasur edhe disa raste të mira dhe nuk kam shënuar shumë. Ama punoj shumë në stërvitje për ta rregulluar shënjestrën dhe t’i kthej në gola këto raste.

Tirana ka fituar me Egnatian dhe Dinamon. Mendoni se jeni kthyer Tirana që duhet të ishit?

Dy ndeshje, dy fitore me gola. Në fund të ditës na kanë dhënë pak siguri për të ardhmen. Do të vazhdojmë të bëjmë të njëjtën gjë në takimet e radhës. Të luftojmë për të fituar.

Të premten do të luani ndaj Teutës në sfidën e radhës. Si e shihni këtë përballje?

Teuta është një skuadër që ka nevojë për pikë. Do të jetë e përqendruar. Do të jetë një sfidë e vështirë, por si Tiranë me zor presim ta luajmë dhe të japim maksimumin tonë.

U largua Hasani dhe Kaina. Tani për të luajtur titullar për Haxhiun është edhe më e lehtë, apo jo?

Për një individ sa më pak konkurrencë, aq më mirë është. Unë personalisht jam me idenë që konkurrenca të rrit. Ju uroj suksese dy të larguarve dhe shpresoj që të bëj mirë.

Cila është skuadra më e fortë në Superiore, flas për të gjithë ekipet që jeni përballur?

Nuk mund të jap një përgjigje, por takimi më i bukur është derbi që ka gjithmonë dy skuadrat më të mira.

Tirana mund të flasë për titullin kampion, apo është herët për të folur për këtë çështje?

Për titullin është skema ajo që vendos. Na lejon që të presim dhe ta luajmë në maksimum në “Final-4”.

OLSI AVDIAJ- PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"