“Titulli kampion? Të shohim në muajin maj”, Bonera: Duam që Milani të qëndrojë sa më gjatë në krye

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Nëntor 22, 2020 | 23:01

“Titulli kampion? Të shohim në muajin maj”, Bonera: Duam që Milani të qëndrojë sa më gjatë në krye

Asistenti i Stefano Piolit Daniele Bonera deklaroi se konkluzioni se kush do të jetë kampion këtë sezon në Serinë A do të shikohet në muajin maj kur përfundon kampionati.
222748866-22fdf22b-403d-43b1-84ed-210d9b835535

Ish-futbollisti i Milanit, i cili drejton përkohësisht skuadrën pasi tekniku Pioli është infektuar me koronavirus shtoi se skuadra dëshiron të qëndrojë sa më shumë në krye.

“Dëmtimi i Ibrahimoviçit – Ai vendosi akull në këmbë, dukej se kishte një dëmtim muskulor. Nuk e dimë akoma shkallën e dëmtimit. Mund të rikuperohet shpejt? Është e vështirë, zakonisht Ibra nuk e lë fushën.

Fitore për titull – Është e qartë që është një fitore e rëndësishme për ne, e cila na rrit besimin se jemi në rrugën e duhur. Sidoqoftë, për titullin do të shikojmë në maj. E dëgjova Piolin, ai i përgëzoi të gjithë.

Milani në krye të renditjes – Kemi një ekip të mirë. Është e qartë se kjo rrugë ka filluar larg. Duam të qëndrojmë në krye të renditjes sa më shumë të jetë e mundur. Por, jemi vetëm në javën e tëtë, ka shumë kohë për në maj.

Atmosfera në dhomat e zhveshjes – E kuptojmë që ndërgjegjia jonë ka ndryshuar dhe po rritet çdo javë, edhe për fanelën që veshim. Fakti që kemi lojtarë kaq të përkushtuar dhe të gatshëm na jep besim. Kampionati është i pafundëm”, deklaroi Bonera.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"