Titullarët, zbulohen lëvizjet e trajnerit Daja për supersfidën ndaj Laçit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 25, 2021 | 14:00

Titullarët, zbulohen lëvizjet e trajnerit Daja për supersfidën ndaj Laçit

Dita e dytë e stërvitjes në prag të sfidës kundër Laçit, është zhvilluar si zakonisht për futbollistët e Partizanit. Për sfidën ndaj kurbinasve, trajneri Daja nuk ka asnjë futbollist të pezulluar nga kartonët. Por sa i takon dëmtimeve, strategun kryeqytetas e shqetëson sulmuesi kryesor i skuadrës, Stenio Zhunior, si dhe mesfushori Valentino Murataj. Braziliani luajti vetëm 26 minuta kundër Kukësit duke u larguar nga fusha e blertë i dëmtuar.

Partizani goli 2

Si Zhunior, ashtu dhe Murataj, janë stërvitur të diferencuar. Në vend të Zhunior, pritet të aktivizohet Çinari e braziliani Melo mund të luajë në të majtë, ndërsa në vend të Murataj, Daja do të rikthejë Malën në mesfushë, çka rikthen në formacion dhe Idrizajn si mbrojtës i djathtë.

fORMACIONI PARTIZANI

Në kuotën e tre kartonëve të verdhë, janë Belica, Mala dhe Bardhi, që duhet të jenë më të kujdesshëm se pjesa tjetër e skuadrës në ndeshjen ndaj Laçit. Sa i takon formacionit, Daja pritet të bëjë disa ndryshime, kjo për shkak të dëmtimeve të dy titullarëve. Partizani është i vetmi ekip që nuk njeh humbje në Superiore për këtë vit dhe ka arritur të marrë tri fitore radhazi, por dueli ndaj Laçit, është tepër i vështirë, pasi i vë përballë një skuadër që ka marrë 5 fitore radhazi në Superiore.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"