Titullar pa mbushur 18 vjeç, kush është portieri që po shkëlqen në Kategorinë e Dytë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 29, 2023 | 22:00

Titullar pa mbushur 18 vjeç, kush është portieri që po shkëlqen në Kategorinë e Dytë

AF Elbasani vijon përgatitjet në kuadër të ndeshjes që do të kenë këtë fundjavë me Butrintin në transfertë. Një sfidë delikate, të cilën elbasanasit duan ta kalojnë me sukses.af7fbf02-068e-4904-a1bc-2b70d1a57e2dPortieri Klevi Totoshi, i cili në maj mbush 18 vjeç, është duke mbrojtur katërkëndëshin e skuadrës që është në krye të klasifikimit dhe që pretendon ngjitjen në Kategorinë e Parë. Në një prononcim për “Panorama Sport”, kontingjenti edhe i Kombëtares së moshave, e konsideron si një përgjegjësi dhe privilegj që mbron portën e kësaj skuadre. Ai pohon se do të bëjë maksimumin e tij që porta të mbetet e paprekur dhe skuadra të arrijë objektivat.

“Është privilegj dhe njëkohësisht përgjegjësi të më besohet të mbroj ngjyrat e një skuadre si Elbasani, e cila ka si synim të ngjitet në Kategorinë e Parë. Personalisht përpiqem të jap më të mirën time dhe do ta bëj deri në fund. Kam besim se skuadra do t’ia dalë të realizojë objektivat e saj. Këtë javë shkojmë në Sarandë përballë Butrintit me synim për të marrë maksimumin, pasi nuk mund ta lëshojmë vendin e parë”, u shpreh në prononcimin e tij portieri elbasanas. Më herët, kur ishte pjesë e ekipit të moshave Pepa U17 në Superiore, Totoshi nuk pësoi asnjë gol në 12 javët e para, me plot 1138 minuta mbajti portën të paprekur, një rekord ky për futbollin e moshave dhe jo vetëm.

VLADIMIR MEMA-PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"