Titullar ndaj Interit, zbuloni notën dhe statistikat e Ylber Ramadanit 

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 23, 2023 | 21:36

Titullar ndaj Interit, zbuloni notën dhe statistikat e Ylber Ramadanit 

Mesfushori i Kombëtares shqiptare, Ylber Ramadani u aktivizuar titullar me Leçen e tij në duelin ndaj Interit që përfundoi me shifrat 2-0 në favor të zikaltërve.  

RAMADANI

Ramadani qëndroi në fushë gjatë gjithë takimit, duke bërë një paraqitje dinjitoze. Shqiptari u vlerësua me notën 6.7 nga faqja e specializuar e statistikave “Sofa Score”. Në 19 pasime të zhvilluara në total 15 ishin të sakta, teksa fitoi edhe 7 nga 11 duelet me kundërshtarët zikaltër. 

2bc004f0-c159-473f-8632-4ea378d7b313

Gjithashtu Ramadani arriti të ndërpriste dhe një aksion premtues si dhe spastroi një herë zonën nga rreziku.  

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"