Tirana nuk ia del, eliminohet nga bullgarët e Levskit

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 4, 2018 | 19:43

Tirana nuk ia del, eliminohet nga bullgarët e Levskit

Shpresa të pakta ish in vënë në dispozi cion të ekipit bardheblu për një kualifikim të mundshëm. Edhe pse ekipi që drejtohet nga Dukas e ka nisur mjaft bukur takimin duke e fituar periodën e parë, nuk ka arritur të administrojë më tej, duke e humbur takimin 98-75. Kjo ishte ndeshja e dytë çerekfinale për zonën “play-off” në Ligën Ballkanike.

kb tirana

Tirana filloi lojën me të vërtetë mjaft mirë, duke shënuar dhe 9 pikët e para. Sigurisht që Levski arriti të përgjigjet, por gjithsesi perioda e parë mbyllet me epërsinë e ekipit tonë, 25-20. Në periodën e dytë, të dy ekipet vazhduan të shkëmbenin pikë. Tirana nuk e ka më forcën për të ruajtur ritmin. Pas një loje të shkëlqyer të fillimit kur po luante shumë bukur ekipi i Tiranës, madje po kryesonte 8-0, vjen një goditje 5- pikëshe nga bullgarët, që më pas kanë marrë frenat e lojës në dorë dhe tashmë nuk lëshojnë më. Përfundojnë gjysmën e parë të lojës me 10 pikë diferencë në favorin e tyre 47-37.

Pas pushimit, ekipi bullgar kthehet në mbrojtje për të ruajtur diferencën prej 10 pikësh. Njëkohësisht janë efikasë në gjuajtjet nga distanca, duke realizuar 16 pikë radhazi. Arrijnë që në fund të periodës së tretë rezultati të thellohej në 24 pikë. Me rezultatin 74-50 nisin periodën e fundit. Edhe pse Tirana arrin ta fitojë atë 25-24, kjo nuk u mjaftoi atyre të përmbysnin  rezultatin. Kështu, ndeshja merr fund me fitore të ekipit vendës që arrin të kualifikohet në 4 ekipet më të mira të Ballkan Ligës.

Capture

Stanimir Marinov ishte pikëshënuesi më i mirë për ekipin bullgar me 17 pikë, i ndihmuar edhe nga Bozhidar Avramov që realizoi 14 pikë dhe 6 pasime, ndërsa Omari Gudul u shtoi dhe 13 pikë. Tirana edhe pse e pati pikëshënuesin më të mirë të takimit, të komanduar nga Gerti Shima, i cili realizoi 20 pikë, 9 kërcime dhe 5 pasime, i ndihmuar edhe nga Endrit Hysenagolli që realizoi 16 pikë, po ashtu edhe Çarls Stroubrixh shtoi dhe 14 të tjera, nuk mundi të fitonte takimin. Në gjysmëfinalen Blues do të takohet me KK Blokotehna më 14 prill.

ABDULLA DUSHKU

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"