Tirana mendon të shesë 3 “xhevahirët”, ja plani i klubit bardheblu

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 9, 2020 | 0:10

Tirana mendon të shesë 3 “xhevahirët”, ja plani i klubit bardheblu

Edhe pse flitet për lojtarë që mund të shiten nga klubi Tirana, mësohet se çdo tratativë për të shitur lojtarë është e ngrirë. Me sa është marrë vesh, çdo marrëveshje do të përfundojë pas mbylljes së sezoneve futbollistike në Europë dhe Shqipëri. Një veprim i tillë është marrë nga klubet që kërkojnë lojtarë si Muçi, Çelhaka, apo Kobina për të qenë sa më të sigurt si për formën e tyre dhe gjendjen e futbollit.
tiranaa
Tirana kërkon të shesë në fund të sezonit tre xhevahirët e këtij sezoni. Jurgen Çelhaka, zbulimi i sezonit, dhe Uinful Kobina e Ernest Muçi mendohet nuk do të jenë bardheblu.
celhaka

kobinaaa
mucii
Triada e Tiranës me të gjitha gjasat do të veshin bluza të tjera. Të tre do të shiten për t’i sjellë të ardhura klubit. Burime pranë Tiranës bëjnë me dije se dy lojtarët e akademisë, Çelhaka dhe Muçi, mund të largohen kundrejt një shume goxha të majme, ashtu si edhe Uinful Kobina që këtë sezon ka shkëlqyer. Me sa kuptohet, pas titullit të mundshëm dhe Europës, klubi Tirana do t’i lejojë të largohen nga skuadra kundrejt pagesave të klubeve të interesuara. Tirana nuk ia del që të shesë lojtarë prej shumë vitesh.

Që nga vera e 2017-ës kur largoi nga skuadra kundrejt 400 mijë eurove Mervejl Ndekitin dhe përfitoi rreth 40 mijë euro nga Elvi Berisha nuk ia ka dalë që të arkëtojë më para nga shitja e lojtarëve. Në fakt, disa herë Tirana ka qenë shumë pranë shitjes së Dokës, Muçit e ndonjë lojtari tjetër, por pazari është prishur për çështje parash.

Tani Tirana duhet të nxitojë për të mbushur arkat e saj në këtë vit krize ku skuadra të ndryshme po pozicionohen nga blerjet “low cost” dhe kampionatet e vogla, duke u dhënë një dorë të mirë skuadrave shqiptare.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"