Tirana me ide të qarta në merkato, kampionët e Shqipërisë në janar për… sulmues

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Dhjetor 1, 2022 | 14:30

Tirana me ide të qarta në merkato, kampionët e Shqipërisë në janar për… sulmues

Dy janë qëllimet e Tiranës në këtë merkato janari. Të gjejë një qendërsulmues dhe një sulmues krahu, gjithmonë nëse largohet Redon Xhixha.

TIRANA 1

Drejtuesit e klubit kanë udhëzuar Tefik Osmanin që të kërkojë lojtarë të këtij kalibri.

Së pari duhet një qendërsulmues si Ngoja apo De Silva që të tërheqin ekipin dhe një sulmues krahu, gjithmonë nëse largohet Xhixha në një skuadër më të mirë.

Në fakt, Shehi kërkon edhe një qendërmbrojtës që të luajë topin siç ishte Hoxhallari, por do të jetë e vështirë që të ketë një blerje të tillë.

Po kështu, merkatoja do të bëhet në një shtet rreth Shqipërisë, ndërsa vetëm për ndonjë lojtar shumë të mirë do të shihet jashtë rajonit.

Për momentin Tirana është e fokusuar te ndeshjet që ka këtë dhjetor dhe më pas te merkatoja. Edhe sezonin e shkuar Tirana afroi në janar De Silvën, por gjërat nuk shkuan ashtu siç duhej dhe lojtari iku në Brazil.

LARGIMET – Tirana, pasi fitoi titullin, në verë humbi kapitenin Hoxhallari me parametra zero, shiti golashënuesin më të mirë, Seferin, edhe gjithashtu Totren e Tolin, dy lojtarë titullarë në triumfin e sezonit të shkuar. Natyrisht, bardheblutë arkëtuan si askush tjetër: 820 mijë euro.

Po, është një shifër e majme, por ama prekën boshtin e skuadrës dhe do të duhet një mrekulli që të përsërisin sezonin e një viti më parë. Kanë avantazhin që edhe të tjerët kanë pësuar shumë ndryshime, por gjithsesi mbetet një sfidë shumë e vështirë.

Tirana largoi De Silvën që nuk “ndezi” asnjëherë si bardheblu, largoi Majkëll Ngonë që ishte thjesht spektator vitin që shkoi dhe Gent Muçën, shumë pak protagonist në fushë, por i rëndësishëm në dhomat e zhveshjes.

AFRIMET – Tirana ka humbur shumë cilësi dhe kjo as nuk diskutohet. Por nëse ka një “ngushëllim”, atëherë ai mund të quhet përvoja e lojtarëve që ka afruar. Hasani, Deliu, Patrik, Aleksi, Hila, Husein, Kallaku, Berisha, dhe Lulaj kanë të gjithë eksperiencë në kampionatin shqiptar.

E njohin mirë realitetin këtu dhe gjithashtu kanë treguar se mund të përshtaten.

OLSI AVDIAJ – PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"