Tirana-Kukësi në sytë e futbollistëve dhe ish-futbollistëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 18, 2016 | 11:31

Tirana-Kukësi në sytë e futbollistëve dhe ish-futbollistëve

Ndeshja mes Tiranës dhe Kukësit për javën e katërt të Kategorisë Superiore dhuroi lojë të bukur dhe emocione, por jo edhe një fitues të shtunën në “Selman Stërmasi”.

Erbim Fagu me kalamajte

Një analizë të hollësishme kësaj pëballjeje i ka bërë sot Erbim Fagu, ish-mbrojtësi i dalë nga akademia bardheblu. 29-vjeçari, i cili prej 2014-s është tërhequr nga futbolli i luajtur për t’u marrë me stërvitjen e fëmijëve të vegjël, ka e ka postuar analizën e vet në “Facebook”, shoqëruar me disa foto nga formacionet dhe episode nga loja.

Fagu 1

“Kf.Tirana-KF.Kukesi 2-2 
Tirana e vendosur ne fushe me nje rreshtim 4-3-3 ku Karabeci kishte si detyre te nxirrte topin nga mbrojtja dhe te ruante ekuilibrat me mesin e fushes.Ne pjesen e pare pati veshtiresi,pasi ishte 1vs1 me Lenen dhe me pas Karioka.Asion Daja ka bere shume metra ne kete ndeshje.Nje lojtar qe gjate gjithe kohes sulmonte pa top hapesirat ne mbrojtjen e kundershtarit dhe shpesh here krijonte konfuzion.Ndryshe nga Merevill qe mundohej te merte topat me linjen e mesfushes.Kerciku dhe Hoxhallari shume pasiv ne daljet me sulm.Tranjeri duhet tu kete dhene direktiva qe mos te jene shum aktiv ne fazen sulmuese.
Skuadra e Kukesit me nje rreshtim 4-2-3-1 e nisi mjaft mire lojen duke qene agresive.U vu re nje mbrojtje qe luante larte duke shkurtuar ekipin dhe ngushtuar hapesirat ne mesin e fushes.Kjo bente qe ne pjesen e pare Tirana te kishte veshtiresi ne organizimin e lojes dhe mundohej ti zgjidhte sulmet me pasime te gjata.Nje mesfushe me tre lojtare ku mundoheshin ta mbanin sa me shume topin ne zoterim pasi dihet dhe cilesia e ketyre lojtareve.Pjesen e dyte renia fizike e Hasanit dhe Musollit beri qe tirana te dominoj ne mesin e fushes.Futja ne loje e Eminit beri qe Karabeci te lirohej disi nga markimi qe i behej me perpara.Duhet theksuar mbrojtesi Alla zhvilloj nje ndeshje shume te mire.Lojtar pozicional dhe teper i sakte.
Nje ndeshje e bukur qe mund ta fitonin te dyja skuadrat.Por dhe rezultati ju pergjigj lojes se luajtur.Nje 11-metersh i mohuar skuadres se tiranes per prekje topit me dore.
Goli i Eminit ishte nje vendosje e gabuar e sulmuesit Edeh dhe Hoxhallarit ne shtyllen e dyte.Mungese komunikimi.Kjo vjen dhe si pasoje qe lojtaret akoma nuk njihen mire me njeri-tjetrin.
Goli i Takut serisht nje vendosje e gabuar e Demes i cili duhet te kontrolloj mbrapa shpinen e tij.”

Fagu fotot

Menjëherë pjesë e diskutimit është bërë edhe Bekim Kuli: “Erbim Fagu je nona e analizës..”, koment që ka marrë një “faleminderit” nga Fagu.

Fagu-Kuli

Më pas ka shprehur mendimin e tij mbi ndeshjen edhe qendërmbrojtësi i Vllaznisë, Ditmar Bicaj: “Erbim Fagu Analiza sh mire por mendoj qe Kerciku dhe Taku ishin me Aktivet te Tirona,sidomos ne pjesen e dyte ku u pa qarte qe te gjitha sulmet vinin nga krahu i djathte te përshëndes”.

Fagu-Bicaj

Këtij komenti, Fagu iu përgjigj: “po e vertet eshte Bicaj Ditmar.pjesen e dyte tirana dominoj sic e kam thene dhe me lart.Por pritshmerit per kto dy lojtare jane te medha duke pare dhe aftesite e tyre.

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"