Tirana kërkon trofeun ndaj Kastriotit, Ze Maria injoron penalltitë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Maj 16, 2018 | 16:05

Tirana kërkon trofeun ndaj Kastriotit, Ze Maria injoron penalltitë

Tirana kërkon ta mbyllë sfidën e sotme me Kastriotin brenda 90 minutave. Ze Maria nuk i mban shpresat te shtesat e aq më pak te penalltitë. Kjo u kuptua qartazi dje në “Elbasan Arena” ku, edhe pse para një finaleje, nuk u bënë fare prova për 11-metërshat.

tIRANA

Me presing dhe goditjet standarde, bardheblutë besojnë se në fund të sfidës do të jenë ato që do të ngrenë trofeun e kampiones së Kategorisë së Parë. Atmosfera duket optimiste, ndërsa lojtarët ishin më në formë se kurrë dhe nuk kursejnë batutat me njëri-tjetrin, kurse Ze Maria nuk harron zakonin e ngritjes së zërit dhe sidomos kur jep porosi.

STËRVITJE MIKS

Pas një vrapimi të lehtë rreth fushës, trajneri brazilian dha urdhër që lojtarët nisin streçingun. Lojtarët e marrin me sportivitet çdo ushtrim, ndërkohë që miksohet edhe me lëvizjet me top përgjatë fushës. Stërvitje e lehtë sa për shtrydhje, ndërkohë që përreth pistës me tartan janë sportistët e atletikës të ekipit të Elbasanit që bëjnë stërvitjen e tyre të zakonshme. Një sy te bardheblutë dhe një sy te seanca e tyre e zakonshme.

zE mATRIA

POROSITË PËR MARKIMET

Kur Hoze Marselo Ferreiera merr përsipër t’ua shpjegojë vetë ushtrimet futbollistëve, do të thotë që e sheh shumë të rëndësishëm këtë ushtrim. I tillë ishte edhe rasti me markimet dhe presingun, ku i ndau lojtarët dy e nga dy, tek-tuk edhe me nga tre, me sulmuesit që ishin të markuar dhe mbrojtësit që markonin. Teksa mbante vetë topin në këmbë, braziliani u shpjegonte lojtarëve se si duhet të silleshin më situata të tilla, duke i mëshuar jo pak edhe presingut ndaj kundërshtarit.

DALJET NË SULM

Një ndeshje finale mund të sjellë situata nga më të ndryshmet gjatë lojës dhe braziliani i pankinës së Tiranës kërkon të mos i lërë asgjë rastësisë. Kështu, daljet në sulm u përgatitën me shumë vë- mendje. Duhet të jenë shumë të shpejta dhe lojtarët të mos mbanin topin, por të luanin me vetëm një takim. Normalisht, ky ushtrim u bë për të qenë i përgatitur për një situatë kundërsulmi gjatë ndeshjes së sotme.

zE mARIA

GODITJET STANDARDE

Një ndeshje futbolli mund të vendoset nga një episod dhe këtë e di mirë Tirana. Për këtë arsye, një pjesë të mirë të seancës së zhvilluar në “Elbasan Arena”, që zgjati 60 minuta, brazilian ua kushtoi goditjeve standarde. Mbrojtësit markonin dhe sulmuesit që tentonin të shënonin. Me sa duket, Ze Maria e sheh si mundësinë më të mirë dhe efikase për të ndëshkuar kundërshtarin.

32638369_2036116589977786_1550534222362443776_o

EVITOHEN PENALLTITË

Në fund pritej që të kishte edhe “prova” me penalltitë, po jo. Kjo nuk ndodhi. Ze Maria nuk u kushtoi rëndësi 11- metërshave. Pasi mbaroi me goditjet standarde, ai i dërgoi lojtarët direkt në dhomat e zhveshjes. Të shohim nëse Tirana do ketë nevojë për penalltitë apo do ta zgjidhë gjithçka brenda 90 minutave.

VLADIMIR MEMA 

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"