Tirana “injoron” Kupën dhe mendon për Skënderbeun, ja plani i bardhebluve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shkurt 10, 2020 | 21:23

Tirana “injoron” Kupën dhe mendon për Skënderbeun, ja plani i bardhebluve

Tirana ka rinisur stërvitjen dje pas fitores me Vllazninë në Shkodër. Skuadra është ndarë në dy pjesë. Titullarët kanë zhvilluar vetëm shkrydhje e vrapime, ndërsa pjesa tjetër e skuadrës ka punuar e plotë.

Tirana45

Nën dritën e projektorëve, Egbo dhe ndihmësit e tij kanë punuar gjatë me rezervat për të bërë gati skuadrën për kupën e Shqipërisë. Bardheblutë do të luajnë të mërkurën në “Selman Stërmasi” ndaj Kastriotit, të cilin e kanë mundur 1-3 në Fushë-Krujë.

Kualifikimi mund të konsiderohet si formalitet, ndërkohë që stafi edhe në këtë sfidë mendon të aktivizojë ekipin e dytë.

Bardheblutë vjet shkuan deri në finalen e Kupës, por u mundën nga Kukësi 2-1. Këtë sezon, nëse kalojnë Kastriotin dhe nëse Partizani kualifikohet me Besëlidhjen, do të ketë përballje derbi në turin pasardhës së Kupës së Shqipërisë.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"