Tirana i ka marrë 7 pikë Dinamos këtë sezon, dy fitore me përmbysje kundër bluve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 14, 2024 | 13:51

Tirana i ka marrë 7 pikë Dinamos këtë sezon, dy fitore me përmbysje kundër bluve

Tirana është në këtë moment që flasim në vendin e pesta me 36 pikë. Gjithsesi, në këtë sezon, e veçanta është që skuadra bardheblu etiketohet si ekipi i përmbysjeve. Kështu, nga 27 takime të luajtura, ekipi ka fituar nëntë ndeshje dhe ka barazuar nëntë të tjera.

DINAMO-TIRANA

E veçanta është se nga nëntë takime, pesë prej tyre Tirana i ka fituar me përmbysje. Katër janë kundër Dinamos dhe Kukësit me të njëjtin rezultat 3-2, ndërsa një ndeshje është mbyllur 3-1, pikërisht sfida me Skënderbeun. Tirana i luan më shumë sesa gjysmat e ndeshjeve në shtëpi. Nga 9 takime, bardheblutë luajnë pesë sfida në fushën e vet dhe vetëm katër takime si udhëtues.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"