“JO” TEKNOLOGJISË/ Në protestë kundër VAR-it, Suedia mendon që ta eliminojë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Prill 28, 2024 | 10:34

“JO” TEKNOLOGJISË/ Në protestë kundër VAR-it, Suedia mendon që ta eliminojë

Suedia mendon që ta eliminojë “Injektimi” i teknologjisë në futboll jo gjithmonë është vlerësuar nga të gjithë.

var egnatia laci

Shumë madje e kanë kritikuar zgjedhjen e përfshirjes së VAR-it për të mbështetur vendimet e arbitrave, duke qenë se edhe me pamjet filmike, shpesh akuzat jo vetëm nuk janë ndalur, por janë shtuar dyfish. Dhe pikërisht këto divergjenca kanë bërë që në Suedi zëri i protestës të jetë shumë i madh, ku mes 32 skuadrave të pyetura, 18 kanë qenë pro eliminimit të teknologjisë, ashtu sikurse dy kampionate rajonale.

Dhe kaq ka mjaftuar që presidenti i federatës, Fredrik Reinfeldt, të mendojë seriozisht mundësinë e fshirjes së teknologjisë, të paktën nga kampionati i tyre profesionist.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"