Tirana “gradon” kapitenin e ri, Ngo në dyshim për Skënderbeun. Shehi “skicon” formacionin për sfidën ndaj korçarëve

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 8, 2021 | 14:41

Tirana “gradon” kapitenin e ri, Ngo në dyshim për Skënderbeun. Shehi “skicon” formacionin për sfidën ndaj korçarëve

Tirana është duke mbyllur përgatitjet për sfidën me Skënderbeun, por probleme ka sa të duash. Si fillim, mungesat janë të mëdha, me Bekajn që humb javën e parë, Çelhakën që është larguar drejt Legias, por mungesat nga kombëtarja. Ismajgeci bashkohet sot me ekipin, ndërsa Hoxhallari vjen të enjten pas sfidës me San Marinon. Shehi e ka të plotë ekipin vetëm një ditë ku do të vendosë për 11 lojtarët që do të aktivizojë ndaj Skënderbeut. NGO – Problemi tjetër veç Bekajt është Ngoja. Anglezi stërvitet me grupin, por ndonjëherë ka shfaqur probleme në gju. Me shumë mundësi luan, por këto javë ka shfaqur probleme nga ngarkesa e lartë.

Tirana stervitje ne Pogradec

HOXHALLARI – Më në fund Tirana ka zgjedhur kapitenin. Ai është Ejron Hoxhallari. Mbrojtësi do të mbajë shiritin e kapitenit në fushë. Më pas janë Ilion Lika dhe Gentian Muça së bashku me Marsel Ismajlgecin. Tre të parët janë ata që kanë luajtur më shumë me bardheblutë, ndërsa i katërti ka dalë nga akademia e 25 herë kampionëve të Shqipërisë.

erion hoxhallari 1

STËRVITJA – Bardheblutë transferojnë nga sot stërvitjen paradite, ndërsa për Shehin, formacioni në këtë moment është rebusi për t’u zgjidhur.

Opsioni i parë i Shehit për formacionin është që Tirana të luajë pa mesfushor shkatërrues siç ka bërë dy miqësoret e fundit, që mesfusha do të jetë me treshen Totre, Limaj dhe Hoti. Sulmi pastaj do të jetë bombë me Xhixhën, Seferin dhe Ngonë, të cilët do të garantojnë golat bardheblu.

Problemi i vetëm i kësaj skeme është që skuadra mbetet shumë e zbuluar në mesfushë. Opsioni i dytë është Ardit Toli shkatërrues.

Opsioni i tretë është Filip Najdovski. Maqedonasi është mesfushor, por te Tirana është aktivizuar gjithmonë si qendërmbrojtës. Sa herë ka luajtur në mesfushë, ka marrë kartonë, ndërsa drejtuesit e shohin me skepticizëm këtë opsion.

Bardheblutë dje xhiruan edhe një klip për sezonin e ri futbollistik që do të publikohet së shpejti.

TIR

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"