Tirana e merr seriozisht miqësoren me Vllazninë, Egbo gati të hedhë më të mirët në fushë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Shtator 15, 2020 | 15:23

Tirana e merr seriozisht miqësoren me Vllazninë, Egbo gati të hedhë më të mirët në fushë

Tirana do të luajë sot miqësoren e radhës në prag të nisjes së kampionatit. Përballë skuadra e Emanuel Egbosë do të ketë Vllazninë, ekipin që ka bërë goxha merkato këtë sezon. Ndeshja do të luhet në stadiumin “Selman Stërmasi” duke nisur nga ora 17:00. Bardheblutë vijnë në këtë takim pas një humbjeje me Apoloninë ku skuadra nuk ka treguar pothuajse asgjë.
hoxhallari
Bardheblutë duhet të fitojnë dhe të tregojnë se ndeshja e së shtunës ishte veçse një rastësi. Për këtë qëllim, trajneri Emanuel Egbo do të hedhë në fushën e lojës skuadrën më të mirë që ka në dispozicion. Lika do të jetë në portë, ndërsa mbrojtja do të formohet nga katërshja Toshevski, Najdovski, Vangjeli e Ismajlgeci që do të zërë vendin e Hoxhallarit. Në mesfushë, mungon Batha, por në vend të tij do të luajë me shumë mundësi njëri prej dyshes Giamfi-Sulej. Titullar i zakonshmi Çelhaka që është i pazëvendësueshëm në mesfushë. Treshja para mesfushës do të përbëhet nga Halili djathtas, në qendër Torasa dhe Kale majtas. Në majë të sulmit si gjithmonë në ndeshjet e këtij sezoni është Ernest Muçi.

Kjo është skuadra më e mirë që mund të hedhë në fushë Emanuel Egboja në këtë moment. Bardheblutë kanë shënuar vetëm 3 gola në katër ndeshjet e fundit, ndonëse kanë fituar vetëm një, atë në Gjeorgji me Dinamon e Tbilisit.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"