Tirana e dubluar / Shtatë afrime cilësore, një formacion “bombë” për titullin

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Qershor 29, 2023 | 23:23

Tirana e dubluar / Shtatë afrime cilësore, një formacion “bombë” për titullin

Më e forta në letër. Bomba. Quajeni si të doni. Tirana e tretë e Orges Shehit është skuadër shumë e fortë. Ashtu siç e kishte menduar trajneri dhe më shumë se çfarë mendojnë kundërshtarët. Me lojtarë shumë cilësorë në çdo pozicion. Me një sulmues qendre dhe tre fantastikët Abazaj, Latifi e Hasani. Për të mos folur për mesfushën dhe mbrojtjen. Kudo skuadra është e dubluar.

tirana

MBROJTJA – Duke filluar nga porta me Selmanin e vazhduar me Obanorin, Micin dhe Dokën, që do të jenë forca e dy krahëve që e kanë shqetësuar gjithë sezonin trajnerin e Tiranës. Priten Bejtullai e Hoxhallari dhe së bashku me Lulajn dhe kapitenin Najdovski ata janë një mbrojtje për t’u pasur zili.

MESFUSHA – Fjoart Jonuzi është një goditje e madhe që ndërrohet kokë më kokë me Aleksin. Një repart shumë i fortë, që së bashku me Hilën, Deliun, Lushkjën, Qefalijën, për të mos folur për të riun Tola. Kudo dy lojtarë, por mund të ketë edhe ndonjë afri të fundit.

SULMI – Arma e Tiranës këtë sezon veç krahëve pritet të jetë reparti i sulmit. Kaina, Abazaj, Latifi, Hasani, Nikqi dhe Patrik kur të kthehet nga dëmtimi. Të gjashtë titullarë, por do të luftojnë për tri vende në fushën e lojës. Luksi është i tepërt. Shehi është i qetë me ata që ka në fushën e lojës dhe në stol.

SKEMA – Një tjetër armë e Tiranës është skema. Me shumë mundësi do të luhet me një 4-3-3 klasik, që mund të kthehet në një 3-4-2-1. Mesfusha në formë trekëndëshi me një digë para mbrojtjes. Gjithsesi, shpejtësia do të jetë më e madhe, falë edhe dy krahëve dhe “pykës”. Shkurt, thjesht e qartë. Prisni një skuadër spektakolare. Ndoshta si ajo e para dy sezoneve, që e mbylli kampionatin që në fazën e tretë.

8787887878

CILËSIA – Askush nuk e vë në dyshim cilësinë e kësaj skuadre. Ka lojtarë të Kombëtares si Selmani, Doka, Hasani, Abazaj dhe Hoxhallari. Lojtarë që bëjnë diferencën si Latifi, Jonuzi apo Lushkja. Punëtorë si Deliu apo luftëtarë si Najdovski, e një staf teknik që di t’u japë zgjidhje të gjitha problemeve që dalin gjatë një kampionati të gjatë…

OLSI AVDIAJ – PANORAMASPORT.AL