Tifozët italianë nuk vënë mend, 5 të arrestuar për sherre në avion para ndeshjes në Europë

Panorama Sport | Lajmet e fundit nga sporti

Postuar: Mars 14, 2024 | 18:40

Tifozët italianë nuk vënë mend, 5 të arrestuar për sherre në avion para ndeshjes në Europë

Mbrëmjen e sotme do të shohim përballjen midis Brajton dhe Romës, ndeshje e vlefshme për fazën e 1/8 të Ligës së Europës. Roma arriti të fitojë bindshëm ndeshjen e parë në Itali, teksa mundi anglezët me rezultatin 4-0.

roma

Pavarësisht kësaj, gjakrat janë të nxehtë akoma te mbështetësit e të dy ekipeve. Mëngjesin e sotëm, mediat italiane bëjnë me dije se, 5 tifozë “verdhekuq” janë arrestuar nga forcat e policisë, direkt pas mbërritjes së tyre në Angli.

Sipas raportimeve, mësohet se tifozët e arrestuar kanë krijuar probleme gjatë fluturimit të tyre nga Italia për në Angli, duke shkaktuar dëme materiale dhe shqetësuar pasagjerët e tjerë, të cilit ishin duke udhëtuar në të njëjtin avion.

Mund të themi se situata tek tifozeritë ka qenë mjaft e tensionuar që në ndeshjen e parë të zhvilluar në “Olimpiko”, teksa tifozët e Romës hodhën flakadanë, shishe dhe monedha gjatë gjithë ndeshjes drejt tifozëve të  Brajton.

PANORAMASPORT.AL

NDIQE LIVE "PANORAMA TV"